Vrau gruan dhe kunatën, autori i tronditur: Kam hallin e fëmijëve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë "arrest me burg" për 34- vjeçarin nga Ballshi që qëlloi për vdekje bashkëshorten dhe kunatën e tij. Para togave të zeza, Gazmend Musta, u shpreh se nuk duroi fyerjet e gruas së tij dhe kjo ishte arsyeja e vrasjes. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e viktimave ka rreth 20 plagë të shkaktuara nga 34-vjeçari me thikën e kuzhinës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, Gazmend Mustën, me akuzën vrasje për shkak të marrëdhënies familjare.

Pasditen e 2 janarit 2019,  34 vjeçari masakroi me armë të ftohtë bashkëshorten dhe kunatën e tij në qytetin e Ballshit.

Para togave të zeza, i përfaqësuar nga avokati kryesisht, Musta ka pranuar se ka goditur kunatën dhe bashkëshorten e tij me thikë, dhe shkak për këtë ngjarje makabër sipas autorit, janë bërë fyerjet e bashkëshortes Gentjana Çaushaj ndaj tij.

Por sipas shkresës së prokurorisë, çifti ka patur probleme edhe më herët.

Në seancë i pandehuri u shpreh se ndihet i penduar për krimin e kryer dhe se është i shqetësuar për 2 fëmijët e tij të mitur.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e autorit, ka gjetur vdekjen pasi ka marrë 12 plagë në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa në trupin e 18 vjeçares Milisa Çaushaj janë gjetur 19 plagë, në gjoks, krahë dhe kofshë.

34-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes, pasi Gentjana ka kërkuar që të shkonte te prindërit e saj, ndërsa bashkëshorti i saj e ka kundërshtuar.

Pas debateve verbale burri ka marrë thikën në kuzhinë dhe ka nisur të qëllojë bashkëshortën e tij, duke e lënë të vdekur.

Të njëjtin fat ka patur edhe motra e viktimës, e cila ka ndërhyrë mes sherrit për ta shpëtuar atë.

Pas krimit të kryer, Musta ka marrë dy fëmijët e tij 7 dhe 3 vjeç dhe është dorëzuar në stacionin policor.

Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

Vrasja ndodhi më 2 janar 2019 dhe në sy të dy fëmijëve,  dhe fqinjët dëgjuan fëmijët që i thonin të atit: Çfarë i bëre mamit!

Te gjitha lajmet mbi vrasjen e dy fishte 

 

EMISIONET