Vrau 91 vjeçarin grek pasi nuk i zbuloi paratë, detaji që çoi në pranga shqiptarin

Vrau 91 vjeçarin grek pasi nuk i zbuloi paratë, detaji që

Një 47 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pas vdekjes së një burri të moshuar 91 vjeçar, i cila u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Pire në vitin 2013.

U deshën disa vite hetime për të zbuluar se autori i dyshuar i vrasjes së të moshuarit është shqiptari.

Policia mbërriti në gjurmët e autorit pas gjetjes së gjurmëve të gishtave në shkallët e ndërtesës.

Shqiptari është akuzuar në të kaluarën për grabitje dhe disa vepra të tjera penale.  

Pas kërkimeve, 47 vjeçari shqiptar u identifikuan në orët e hershme të mëngjesit të së premtes së shkuar në Pire, ku edhe u arrestua.

Vrasja

Më 20 shtator 2013, 91-vjeçari u gjet i vdekur në një bllok banesash në Pire, të cilën ai e kishte me qira.

Si rezultat i hetimeve të policisë, autori i ngjarjes, kishte hyrë në ndërtesë me qëllim për të grabitur.

Pasi zbuloi se në katin përdhe ku jetonte burri nuk kishte para, shqiptari e qëlloi në fytyrë të moshuarin.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja 91-vjeçari erdhi për shkak të lëndimeve të rënda në kokë dhe në qafë.

/S.Lleshi/


EMISIONET