Vrau 8 foshnje dhe synonte të vriste të tjerë, arrestohet punonjësja e maternitetit

Vrau 8 foshnje dhe synonte të vriste të tjerë, arrestohet

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor është arrestuar me dyshimin për vrasjen e tetë foshnjave dhe përpjekjen për të vrarë gjashtë të tjerë në një spital në Angli, shkruan BBC.

Policia e Cheshire tha se arrestimi i gruas ishte një hap i rëndësishëm përpara në një hetim mbi vdekjet në Kontenë e Spitalit të Chester.

Zyrtarët kanë hetuar vdekjen e 17 të sapolindurve në njësinë e neonatalit në mes të marsit 2015 dhe korrikut 2016.

Një zëdhënës tha se hetimi mbulonte gjithashtu 15 "kolapse jo-fatale", fatmirësisht.

Rastet që po hetohen përfshijnë familje nga zona e Cheshire dhe në veri të Uellsit.

Spitali 'Kontesha e Chester' nuk pranoi të komentonte nëse ishte pezulluar ndonjë anëtar i stafit dhe Policia e Cheshire nuk do të zbulonte llojin e profesionit të të arrestuarës brenda spitalit.

Policia ka konfirmuar se po kërkojnë një pronë në Westbourne Road, Chester, rreth një milje nga spitali, në lidhje me hetimin.

Hetuesu  Paul Hughes tha se hetimi ishte shumë kompleks dhe shumë i ndjeshëm dhe oficerët po bënin "gjithçka që mundemi që të përpiqemi të përcaktojmë në detaje atë që ka çuar në këto vdekje dhe kolaps të foshnjave".

Ai tha se nuk kishte "afate të caktuara për këtë, por mbetemi të angazhuar për të kryer një hetim tërësor sa më shpejt që të jetë e mundur".

"Prindërit e të gjitha foshnjave po vazhdojnë të mbahen të azhornuara plotësisht dhe po mbështeten.

"Kjo është një kohë jashtëzakonisht e vështirë dhe është e rëndësishme të mbani mend se ka familje të foshnjeve të vdekura që kërkojnë përgjigje për atë që u ndodhi fëmijëve të tyre".

Policisë iu kërkua të hetonin vdekjen e tetë fëmijëve në maj të vitit 2017, një hetim i cili që atëherë u zgjerua për të përfshirë edhe nëntë të tjerë.

EMISIONET