Vrau 69-vjeçarin në bjeshkët e Tropojës një vit më parë, kapet në Shkodër 55-vjeçari

Vrau 69-vjeçarin në bjeshkët e Tropojës një vit

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje.

Në pranga ka rënë shtetasi Nikë Lulashi. Ai u ndalua në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së 69- vjeçarit Tahir Bajraktari, ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018 në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

 Lulashi do ti dorëzohet policisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.


EMISIONET