Sonya Caleffi do të dalë nga burgu në shtëator. U dënua me 20 vjet burg, por për sjellje të mirë dhe duke përfituar nga falja, bëri vetëm 14.

Sonya Caleffi, ish infermierja e spitalit Manzoni të Lekos u dënua me 20 vjet burg me akuzën e vrasjes së pesë të moshuarve duke i injektuar oksigjen në venat e tyre, shpejt do jetë e lirë.

Falja e 2006-s dhe sjellja e mirë bënë që infermjerja vrasëse të mund të lërë burgun këtë shtator.

Gruaja, e cila u arrestua në 2004n, tentoi të vriste dy të moshuar të tjerë që u shpëtuan në momentet e fundit.

"Detyrimin e saj ndaj drejtësisë duhet ta shlyente në fund të 2024s, por pas 14 vjetësh do të jetë e lirë.

Llogaritë janë bërë: tre vite ulen nga falja dhe një vit nga sjellja e mirë çdo katër vjet", ka shpjeguar ish avokati i saj Claudio Rea, për të përditshmen 'Il Giorno'.

Gruaja në të vërtetë e ka lënë burgun disa herë, falë ditëve me leje që parashikon ligji.

Në procesin e apelit në ngarkim të saj, prokurori Piero De Petris kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

/Ora News.tv/