Policia e Matit ka marrë në mbrojtje familjen e Kujtim Koxhës, i cili qëlloi me armë 4 zyrtarë të bashkisë, duke u marrë jetën tre prej tyre. Ngjarja tragjike ndodhi në një lokal në fshatin Shëlli të Matit.

Ai u arrestua rreth një orë larg vendit të ngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Sipas policisë, 51 vjeçari "pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Mentor Hoxha,  Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi në një lokal".

Nga të shtënat gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa pak orë pas ngjarjes humbën jetën dhe dy nga tre të plagosurit, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

I vetmi i mbijetuar por i plagosur, Astrit Hani, po merr trajtim mjekësor në spitalin e Burrelit.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit e bashkisë po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre në lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Lajme nga kategoria:

Ky është autori i vrasjes së trefishtë në Mat, i mbijetuari po trajtohet në spital

Masakër për rrugën në Mat, vriten tre punonjës Bashkie, plagoset një tjetër

/Ora News.tv/