Policia gjermane, që po heton vdekjen e tre personave me shigjetë me harknë një hotel rural bavarez pranë Passau, ka gjetur trupat e dy femrave në një banesë 650km larg.

Banesa në Wittingen ishte marrë nga një 30-vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetura në dhomën e hotelit.

Ndërsa dy trupat e tjerë në dhomën e hotelit ishin të një burri dhe të një gruaje që u gjetën të kapur për dore me disa plagë nga shigjeta me hark.

Nuk kishte shenjë përleshje apo pjesëmarrje të një personi tjetër. Të 5 viktimat janë rezidentë në Gjermani.

Dy shigjeta me hark u gjetën në dhomën e hotelit dhe një e tretë në një çantë që i përkiste grupit.

Çifti i gjetur në krevat ishte një burrë 53 vjeç dhe një grua 33 vjeçare, të dy nga shteti perëndimor i Rheinland-Pfalz.

Prokurori Walter Feiler tha në një konferencë shtypi se burri ishte qëlluar dy herë në kokë dhe tre herë në gjoks, ndërsa gruaja e shtrirë pranë tij kishte një plagë në kokë dhe një tjetër në gjoks.

Sipas prokurorit viktima e tretë, gruaja 30-vjeçare, ishte shtrirë përpara shtratit dopio dhe kishte një hark mes fytit dhe mjekrës.

Media gjermane Merkur tha se 30-vjeçarja është motra e një prej grave të gjetura në Wittingen. Ajo u identifikua si "C" dhe ishte regjistruar si banuese në apartament në mars.

Misteri vrasjeve

Zbulimi i viktimave në Wittingen erdhi të hënën, pasi policia nisi hetimet për vdekjet në dhomën e hotelit.

Nuk është e qartë për sa kohë kanë qëndruar trupat në banesë.

"Trupat u gjetën pasi një nga fqinjët dëgjoi lajmet për vrasjet në Passau  dhe i tha policisë se kutia e postës ishte mbushur plot dhe një erë e çuditshme po dilte nga banesa,"-tha prokurori.

Marrëdhënia mes tre viktimave në hotel mbetet gjithashtu e paqartë.

Ata kishin rezervuar dhomën me një krevat dopio dhe një krevat tek për tre net. Ata hynë në dhomën e hotelit të premten pa porositur mëngjesin.

Hoteli është pranë lumit Ilz pranë Passau, rreth 650km në jug të Ëittingen.

Gjuetia me hark me shigjetë është e ndaluar në Gjermani.

Rezultatet e para të autopsisë priten të dalin sot.

Policia gjeti jashtë hotelit një furgon të bardhë që mbante reklamën e një klubi gjuetie. Ai u regjistrua në Westerëald, Rheinland-Pfalz.

Një klient në hotel i përshkroi si të çuditshëm tre viktimat, duke thënë se burri kishte mjekër të gjatë të bardhë ndërsa dy gratë të veshura me të zeza.



/Ora News.tv/