Një lojë ku qëllohet me armë në shkollë është hequr nga dyqani online i Steam para se të dalë në treg. Titulli ishte kritikuar nga prindërit e viktimave që kanë humbur jetën nga të shtënat në shkolla dhe u ngrit një peticion online që kundërshtonte krijimin e lojës dhe tërhoqi më shumë se 180,000 nënshkrime.

Pronari i Steam, Valve, tha se kishte hequr lojën sepse krijuesi i saj kishte bërë tematikë sjelljen e keqe në shkollë pasi kishte përjetuar dicka të tillë, por e ka mohuar këtë gjë.

Loja Active Shooter mori vëmendje pasi BBC zbuloi se një fondacion bamirës anti-armës e kishte përshkruar si ‘të tmerrshme’.

CNN raportoi se familjet e dy studentëve që u vranë në gjimnazin e Parkland në muajin shkurt kanë thënë se është lojë përbuzëse dhe e frikshme. Ka patur dhe zyrtarë amerikanë që kanë reaguar duke shtuar se krijuesi i lojës duhet të ndihet i turpëruar.

/Ora News.tv/