Vrasje makabre në Suedi, i riu nga Mitrovica arrestohet në Shqipëri

Një i ri nga Kosova është arrestuar në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Suedi. Muhamed Murseli, 22 vjeç, akuzohet për një vrasje në Örebro të Suedisë. Sipas mediave vendase, do të duhen disa muaj që ai të ekstradohet në vendin nordik.

"Më datë 14.08.2018, u bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M. M., vjeç 22, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale Vrasja", njoftonte Policia e Shtetit në Shqipëri dy javë më parë.

Murseli bashkë me 30 vjeçarin Ramadan Ramadani nga Iraku, akuzohen për të shtënat me armë në lagjen "Vivalla" në Örebro mbrëmjen e 3 korrikut.

Gazeta suedeze "Metro" shkruan se në prokurori i çështjes po përpiqet për të kryer të gjitha procedurat për ekstradimin në një afat 40 ditë.

"Shpresojmë se do të jetë këtu brenda pak muajsh", thotë Krister Peterson.

Gjatë të shtënave me armë, dy burra u vranë, ndërsa një nga viktimat është prerë me thikë nga i dyshuari tjetër me origjinë irakiane. Si Murseli ashtu edhe 31 vjeçari nga Iraku janë nën akuzë për vrasje.

Në krim janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Një nga njerëzit e dyshuar në moshën 30 vjeçare dhe është arrestuar dhe besohej se ka pasur lidhje me të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Ai ka qenë më parë në Siri dhe ka marrë pjesë në beteja.

EMISIONET