Gruaja vrau burrin, familjarët: Nuk ishim në dijeni që kishin konflikte

Në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit.

Djali i tyre u ekzekutua mëngjesin e së dielës nga bashkëshortja Violeta. 42-vjeçari ishte tregtar në tregun e Milotit dhe sapo kishte mbërritur aty gruaja e tij Violeta Donaj shkoi me armë dhe e ekzekutoi me 4 plumba.

Ora News ishte në shtëpinë e familjes Donaj në qytetin e Rrëshenit, aty ku njerëzit hyjnë e dalin për ngushëllim. Familjarët e viktimës nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e rëndë.

Por ajo çfarë ka familja Donaj kërkon ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht.

Nga të dhënat e policisë thuhet se mes çiftit ka patur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. 2 ditë para ngjarjes Violeta Donaj kishte marrë djalin e saj të mitur dhe ishte larguar nga banesa e bëshkëshortit, duke shkuar tek familja e saj.

Mësohet se familjareve të saj nuk iu kishte thënë asgjë për problemet që kishte me burrin, kjo duke ju referuar edhe dëshmise së tyre në polici. Problemet mes çiftit Donaj konfirmohen dhe nga fqinjet e tyre. Njëri prej tyre, i cili nuk donte të identifikohej, tha se viktima Kujtim Donaj ishte zhytur në borxhe, pasi luante bixhoz dhe konsumonte alkol në vazhdimësi.

Kujtim Donaj është përcjellë për në banesën e fundit rreth orës 13:00 të së hënes. Në ceromoninë mortore kanë qenë të pranishëm dhe dy fëmijet e tij të mitur, ndërsa kanë munguar familjarët e gruas të cilët sipas nuk janë pranuar të jenë të pranishëm nga familja e viktimës. Nga ana tjetër policia po vijon hetimet për zbardhjen e motiveve të vërteta të këtij krimi të rëndë që ndodhi mëngjesin e së dieles në tregun e Milotit.

"Ka qenë xheloz dhe luante bixhoz ", zbardhet dëshmia e gruas në polici


EMISIONET