Vrasja e trefishtë, këshilli lokal i shpall "Nderi i bashkisë Mat"

Vrasja e trefishtë, këshilli lokal i shpall "Nderi i

Këshilli i Bashkisë së Matit ka shpallur "nderi i bashkisë Mat" tre punëtorët e saj të vrarë me armë zjarri pasditen e sotme. 

Shtetasi Kujtim Koxha qëlloi me automatik brenda një lokali zyrtarët Mentor Hoxha,  Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi, tre nga të cilët humbën jetën ndërsa Astrit Hani, po merr mjekim në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Bashkisë: “Ju drejtohemi së pari familjarëve për t'ju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellë ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ‘Nderi i Bashkisë Mat’ për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë”.

EMISIONET