Vrasja e studentes, shqiptari dhe greku tentuan të përdhunonin dy vajza të mitura

Vrasja e studentes, shqiptari dhe greku tentuan të përdhunonin dy

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dy të rinjtë, një shqiptarë dhe një grek që vranë studenten 21 vjeçare, Eleni Tolapoudis në Rodos.

Mediat greke shkruajnë se 23 vjeçari rom dhe 19 vjeçari shqiptar, dy ditë para vrasjes së të ndjerës, kanë marrë me forca dy vajza të mitura në të njëjtën zonë, duke i transportuar me makinë private në një vend të largët.

Djemtë u thanë atyre se do të shkonin në një vend ku do të argëtoheshin pa fund duke pirë vodka. "Skai" grek shkruan se vajzat 17 vjeçare u larguan prej tyre pas argëtimit.

Ndërkohë, greku 23 vjeçar nga Rodos akuzohet gjithashtu për përdhunimin e një 19 vjeçareje me aftësi të kufizuara.

Krimi i rëndë ndodhi në nëntor të vitit të shkuar.

EMISIONET