Vrasja e Ivanoviç, Kalemaj: Mund të shkaktojë nxitje të tensioneve në rajon

Vrasja e Ivanoviç, Kalemaj: Mund të shkaktojë nxitje të

Vrasjet me sfond etnik siç është edhe ajo e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç kanë prirjen të trazojnë Ballkanin. Në një analizë të situatës, eksperti i çështjeve rajonale, Ilir Kalemaj, thotë për “Channel One” se ngjarja ka rritur tensionet në një rajon ku po rritet ndikimi rus.

Vrasja e Oliver Ivanoviç, një prej liderëve të serbëve të Kosovës dy ditë më parë, do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Beogradit.

I këtij mendimi është eksperti i çështjeve rajonale, Ilir Kalemaj, i cili thotë se, klima e tensioneve pritet që të ndjehet edhe në vendet e tjera të rajonit, aty ku ndikimi rus po shtohet.

Ilir Kalemaj: Pala serbe u shkëput nga bisedimet në Bruksel, vetë Vuçiç paralajmëroi një vizitë të papritur në veri të Kosovës,për të cilën u ha leja nga qeveria e Kosovës ndoshta për të zbutur tensionet. Pati deklarata mbështetëse për zhvillimin e hetimeve. Kjo është një vrasje që i shërben nxitjes së tensioneve në rajon.  Është një varsje politike për shkak të mënyrës deklarative në të cilën u zhvillua. Tensionet i ka shkaktuar në fakt, deklarata e Kremlinit ishte shumë e fortë që dënonte dhe nxiti akte të tilla terroriste që do shkaktojnë destabilizimin e rajonit.

Për Kalemajn, shqiptarët janë treguar shumë të kujdesshëm që kjo çështje të mos iu atribuohet atyre, duke u pozicionuar për zbardhjen e ngjarjes, por kjo nuk mjafton, pasi duhet faktuar se shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë vrasje.

Ilir Kalemaj: Shqiptarët nuk kanë bërë provokime, rpa kanë folur ëpr vazhdimësi të negociatave dhe kanë qenë shumë luajalë.

Sipas Kalemajt, vrasjet me karakter etnik kanë prirje të sjellin pasoja politike serioze dhe të shkaktojnë trazira në këtë pjesë të Kosovës.

Kalemaj thekson se nëse hetimet dalin në konkluzionin se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët, por mund të jetë vepër e një luftë mes serbëve, atëherë nuk duhet të nxisë tensione ndëretnike.

EMISIONET