Vrasja e Indritit në Tiranë, sherri nisi për tubin e kondicionerit. E kaluara e dy vëllezërve

Vrasja e Indritit në Tiranë, sherri nisi për tubin e

Gazetari i RTV Ora Besar Bajraktaraj zbulon detaje të reja lidhur me vrasjen e Indrit Çelajt ndodhur mesditën e 22 gushtit 2019 në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë.

Nga hetimet paraprake konflikti mes 26 vjeçarit i cili kishte shkuar për të instaluar një kondicioner dhe vëllezërve Kusi ka qenë për "tubin e shkarkimit të ujit të kondicionerit"

Shkak kanë qenë vërejtjet që djemtë i kanë bërë teknikut për pozicionin ku kishte vendosur tubin e shkarkimit. Indrit Celaj ka kundërshtuar por kjo i ka acaruar vëllezërit të cilët në konflikt e më sipër kanë qëllur me plumb në kokë 26 vjeçarin.

Vila tre katëshe e Bujar Kusit, në konstruksion e sipër po planifikohej të bëhej lokal.

Sipas policisë pas ngjarjes Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të godines,  kanë biseduar me Lorenc Veliaj me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Ky i fundit është arrestuar gjatë orëve të vona të 22 gushtit. 

Indrit Çelaj u godit me plumb në kokë dhe vdiq në spital një ditë më pas.

Ne pranga -Te arrestuarit jane: Ali (Edmond) Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi  dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Po mbrëmjen e 22 gushtit u arrestua dhe Lorenc Veliaj i afërm i vëllezërve. Ata i kishin kërkuar të merrte përsipër krimin. 

Kush janë dy vëllezërit në kërkim?

Dy vëllezërit janë përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje e plagosje dhe tentativë vrasje.

Ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje, tentativë vrasje, plagosje. Ne 2010 Albano Kusi u ndalua nga policia për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, për shkak të një borxhi të papaguar dhe pazare për blerjen e dy pistoletave ku ishin përfshirë dhe dy punonjës policie. Ndërsa Griseldo Kusi në 2011 u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste shtetasin Maksud Hysi në Mnik të Tiranës. Një vit më pas në 2012 tentoi të vriste një 26 vjeçar. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba por fatmirësisht vetëm njëri e kapi në shpatull.  



EMISIONET