Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen pas protestave në Bratislavë lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak.

 "Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit", tha Kalinak.

Gazetari u vra rreth 3 javë më parë bashkë me gruan e tij. 

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ofroi një milion euro shpërblim për secilin që mund të ketë informacione për vrasjen e një gazetari hulumtues.

/Ora News.tv/