Vrasja e Ferracakut, merret në pyetje djali i këshilltarit bashkiak Shkodër

Vrasja e Ferracakut, merret në pyetje djali i këshilltarit bashkiak

Një ditë pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit i vrarë më 10 gusht, akuzoi se shteti po bashkëpunon me bandat në kryeqendrën e Veriut!

Duke folur nga oborri i shtëpisë ku qëndron i ngrujuar prej vrasjes së vëllait, ai tha se familja është vënë nën presion nga institucionet e shtetit, ndërsa thekson se pas vrasjes së 30 vjecarit Ferracaku në polici i kanë marrë në pyetje edhe djalin 16 vjecar.

Lici: Vrasjet në Shkodër janë kryer në bashkëpunim me bandat, policia në bashkëpunim me bandat. Rasti i fundit, vrasja e Ferracakut kanë marrë dy fëmijë. Njëri 15 vjeç dhe tjeteri 16 vjeç, 16-vjeçari është djali im. E marrin këtu dhe e mbajnë 3-4 orë. Ky shtet po krijon trysni ndaj familjes tonë dhe disa familjeve të tjera.

Mustafa Lici akuzon se për vrasjet në Shkodër po manipulohen provat dhe sa herë ndodhin krime në qytet, familja e tij merret në polici. Për këtë, thotë se do t’i drejtohet Strazburgut.

Lici: Shtet sillet me furgon rreth shtëpisë time. Çdo incident që kryhet në Shkodër, çdo fishekt që qitet në Shkodër menjëherë rrethohet familja dhe marrin 3-4 vetë. Do ketë drejtësi më lart, edhe në Strasburg do të drejtohemi.

Fatbardh Lici u vra me breshëri armësh në një atentat më 10 gusht, kur ishte duke pirë kafe pranë shtëpisë së tij. Ai u qëllua nga një makinë dhe për ngjarjen ende nuk ka një autor të vënë në akuzë ndonëse viktima kishte pasur precedentë penalë të të kaluarën.

EMISIONET