Nuk janë liruar nga qelitë e paraburgimit 5 të arrestuarit, mes tyre dhe shtetasi grek Efthimio Efthimius që akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit 2018.

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë.  Gjyqtari vendosi që të arrestuarit Efthimio Efthimius Mario Meshini, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Dosja për vrasjen e Kasmit u transferua nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda për shkak se Prokuroria e Tiranës provoi që personat e përfshire në vrasje kishin krijuar grup të strukturuar kriminal.

Të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Devi Kasmit



/Ora News.tv/