Vrasja e Devi Kasmit, burg 4 të dyshuarve, greku ofron garanci pasurore

Vrasja e Devi Kasmit, burg 4 të dyshuarve, greku ofron garanci pasurore

Gjykata e Tiranës la në burg katër të arrestuarit e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që akuzohen se kryen ekzekutimin edhe të Devi Kasmit. Të pandehurit i kanë mohuar akuzat, ndërsa shtetsi grek afroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë e cila nuk u pranua nga gjykata  

Ky është Eftimi Eftimius, ish-polici grek 43 vjeçar, i cili akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit. Së bashku me tre të akuzuarit e tjerë, ai ka dale para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi "arrest me burg" për të gjithë të  dyshuarit si të përfshirë në ekzekutimin e 41 vjeçarit. Kërkesa u miratua nga gjykata në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit.

Por burime brenda seancës bëjne me dije se asnjë prej të arrestuarve nuk i ka pranuar akuzat.  shtetasi grek i ka afruar gjykatës edhe garanci pasurore por edhe kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtarja Adriana Bera. Pas seancës avokati i shtetasit grek, Sajmir Visha  ka mohuar që klienti i tij të kishte lidhje me vrasjen.

Visha: Vetë ai është tepër i befasuar dhe i habitur pasi nuk ka asnjë dyshim apo provë dhe nuk e lidh asgjë me faktin të cilën ai akuzohet dhe lidhje me ngjarjen e datës 29 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Devi Kasmi. Ne do të jemi rigorozë që ky hetim të mbarojë sa më shpejt. Nuk e lidh asgjë me faktin për të cilën ai ka marrë atë masë sigurie.

Për ish-policin grek gjyqarja e çështjes kishte vënë në dispozicion edhe një përkthyese të liçensuar të gjuhës greke, e cila i komunikonte të arrestuarit provat e paraqitura në gjykatë nga prokuroria. Sipas policisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, si organizatorë të krimit, si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit.

Burime të Policisë së Shtetit thanë për Ora Nevvs se më herët Eftimius ka shërbyer si punonjës policie në Ambasadën Shqiptare të Athinës, ndërsa në vitin 2009 ishte përfshirë në trafik kokaine nga Kolumbia në aeroportin e Frankfurtit si dhe në aeroportet “Elefteros Venizelos”.

EMISIONET