Vrasja e Devi Kasmit, dosja e ish-policit grek dhe 5 bashkëpunëtorëve në gjykatë

Vrasja e Devi Kasmit, dosja e ish-policit grek dhe 5

Rreth një vit nga vrasja e Devi Kasmit në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorët e vrasjes.

Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi.

Nën akuzë për vrasjen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë vënë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Organi i akuzës në hetimet e kryera për çështjen ka arritur në përfundimin se shtetasit  e mësipërm njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin mbrëmjen e 29 janarit 2018.

Autorët qëndronin në një banesë në Kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri, sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari.

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës.

Lexo: Të gjitha lajmet për Devi Kasmin

EMISIONET