Vrasja e biznesmenit në Shkodër, policia merr në pyetje të afërmit që e shoqëronin

Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 30-vjeçar në Shkodër, Arjan Ferracaku.

Viktima mësohet se ka qenë duke shëtitur me kalë me dy persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.

30-vjeçari i njohur për disa aktivitete biznesi në Shkodër u vra rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç.

Arjan Ferracaku është qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka marrë dy plumba në kokë. Trupi i pajetë u gjet pranë një makine të braktisur por burimet policore thanë se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Policia e Shkodrës në njoftimin paraprak për ngjarjen dha për 30 vjeçarin mbiemrin Verracaku por theksoi se ai njihet si Arjan Ferracaku pa konfirmuar nëse ai apo gjithë familja ka ndryshuar mbiemër.

Nga të dhënat e para 30 vjeçari nuk rezulton një person problematik. Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së po ushtrojnë kontrolle në kërkim të autorëve të vrasjes. Për krehjen e zonës po përdoren edhe qentë.

Vrasja e biznesmenit, Ardi Veliu në Shkodër

Drejtori i Pergjithshem Ardi Veliu ka shkuar ne Shkoder pas ngjarjes se ndodhur. Per hetimin e ngjarjes ne Shkoder bashke me Drejtorin Veliu edhe specialistet me te mire te DPPSH. Hetime intensive per te zbardhur sa me shpejt shkaqet dhe autoresine e vrasjes

EMISIONET