Vrasësi i John Lennon ndihet çdo ditë e më shumë i turpëruar

Vrasësi i John Lennon ndihet çdo ditë e më shumë i

Vrasësi i John Lennon shprehu keqardhjen dhe pendimin e tij për vrasjen e këngëtarit legjendar më shumë se tre dekada më parë.

"Ndërsa çdo vit kalon, ndihem gjithnjë e më shumë i turpëruar,"- tha Mark David Chapman pasi iu mohua kërkesa për lirimin me kusht më 22 gusht të këtij viti nga një burg i New York. "30 vjet më parë nuk mund të thoja që u ndjeva në turp por tani e di se çfarë është turpi."

Një transkript i seancës u lirua më parë këtë javë nga zyrtarët e burgut të New York.

Chapman ndodhet në burg për vrasje të shkallës së dytë. Atij iu mohua kërkesa dhe do mbetet prapa hekurave për të paktën 2 vite.

Ai qëlloi dhe vrau ish anëtarin e Beatle më 8 dhjetor 1980. 63-vjeçari mbikëqyri banesën e Lennon në Manhatan ku jetonte me gruan e tij, Yoko Ono, dhe djalin e tyre, Sean.

Dhe më pas fansi i Beatles qëlloi pesë herë mbi Lennon.

Pas lajmit të vdekjes së Lennon, turma fansash u mblodhën jashtë ndërtesës së tij, ku qëndruan për disa ditë duke kënduar këngët e Beatles.

Kjo ishte kërkesa e 10-të e Chapman për liri.

"Kam gjetur paqen time me Jezusin,"- i tha Chapman bordit të lirimit me kusht në vitin 2014. "Unë e njoh atë. Ai më do. Ai më ka falur. Ai ka ndihmuar në jetën time aq shumë sa ju nuk mund ta besoni."

EMISIONET