Vrasësi i barërave shkakton kancer, mbi 9 mijë padi kundër kompanisë gjermane

Gjiganti gjerman i kimikateve dhe farmaceutikës "Bayer" zbuloi se ndaj tyre janë ngritur 9,300 padi deri në fund të tetorit.

Paditë pretendojnë se produkti i sapo blerë i prodhuar për "vrasjen" e barërave shkakton kancer.

Paditësit pretendojnë se vrasësit "Roundup" i farave të bimëve të ndryshme, të cilat Bayer bleu në marrjen e firmës së agrobiznesit "Monsanto" të SHBA, i bëri ata të sëmurë dhe se kompania duhet ta dinte për rreziqet, por nuk arriti të paralajmëronte blerësit në kohë e duhur.

"Bayer" hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se ka qindra studime shkencore që tregojnë se ilaçi për shkatërrimin e barërave të këqija është i sigurt për t'u përdorur.

"Glyphosate" është vrasësi i barërave më i popullarizuar në SHBA.

"Ne vazhdojmë të besojmë se kemi mbrojtje të merituara dhe synojmë të mbrojmë veten fuqishëm nga të gjitha këto padi", tha shefi ekzekutiv i Bayerit Werner Baumann.

Ai pranoi, megjithatë, se "priten më shumë padi".

"Ka pasur 8,700 padi kundër kompanisë deri në fund të gushtit", tha ai.

Sipas Baumann, "glifosati është një kimikat i domosdoshëm për bujqësinë moderne që është i sigurt për t'u përdorur dhe shumë efektiv". 

Ai shpjegoi: "Kur përdoret siç duhet, glyphosate është një produkt krejtësisht i sigurt dhe i mirë".

Numri i padive kundër "Monsanto" ka qenë në rritje dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve, këto padi mund t'i kushtojë miliarda dollarë pronarit të ri "Bayer", vitet e ardhshme.

Shpërthimi i padive vjen pas një vendimi gjyqësor në Kaliforni ndaj kompanisë "Monsanto", e cila u urdhërua të paguante 289 milion dollarë dëmshpërblim ndaj një personi të prekur me kancer.

EMISIONET