Edicioni i 5 i festivalit të muzikës, Vox Barok iu kushtua heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Festivali këtë edicion u mbajt në Vlorë.

Muzika baroke dhe veprat e kompozuara për Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu jehuan buzë detit në Vlorë, në edicionin e 5 të festivalit VOX Baroque.

Artistë nga Holanda e Italia dhe sopranoja Erinda Agolli performuan para një audience të zgjedhur, me autoritete e njerëz të kualifikuar të muzikës.

Por themeluesi i festivalit Jusuf Beshiri vlerëson pozitivisht faktin se këtij aktriviteti po i bashkohen edhe qytetarët e thjeshtë

Për gati 90 minuta, muzika klasike baroke kumboi buzë detit dhe pyllit të Zvërnecit.

/Ora News.tv/