Votoni Geri Ballo! Është momenti që italo – shqiptarët të kenë zërin e tyre në Parlamentin Europian

Votoni Geri Ballo! Është momenti që italo – shqiptarët

Fushata për zgjedhjet europiane në Itali tashmë është mbyllur. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse lidhen drejtëpërdrejtë me të ardhmen e Europës siç e njohim dhe për rrjedhojë edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kolegji zgjedhor i Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë ka ndër emrat në listë atë të një Italo-shqiptareje: Gerarta Ballo. Ajo kandidon si e pavarur në listën e PD-së, partia e qendrës së majtë italiane.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Geri falenderon gjithë bashkëpuntorët dhe miqtë që e ndihmuan në këtë fushtatë për të shpalosur propozimet për të ardhmen e Europës, dhe fton të gjithë për të votuar dhe besuar tek ajo

Statusi i plotë:

“Përshëndetje! Tani kam mbyllur takimin tim të fundit përpara votimit të së dielës më 26 maj! Dua të falënderoj gratë dhe burrat që më shoqëruan dhe mbështetën në këtë udhëtim. Dëgjova shumë dhe shpalosa propozimet tona për Evropën.

Edhe pak ka ngelur nga Votimi. Bera gjithshça qe mundesha. Unë ju lutem në këto orë të kontaktoni sa më shumë njerëz që mundeni, në telefon, nëpërmjet Whatsapp, FB, në bar, për t’i bindur ata të besojnë dhe të votojnë për mua. 

Të dielën në jug (Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Molise, Puglia) le të votojmë për Ballo në kartelën portokalli të Zgjedhjeve Evropiane! Faleminderit nga zemra!”

EMISIONET