'Votime' në plazh e pishina

Zhgënjimin nga politika, si një përgjigje edhe ndaj ftesës së opozitës për të mos qenë pjesëmarrës, shumë qytetarë e kanë shprehur duke shkuar në plazh të favorizuar edhe nga moti dhe fundjava.

Në Vlorë një pjesë e qytetarëve nuk iu drejtuan kutive të votimit, por plazhit.

Qytetare: "Nuk shkova për të votuar, nuk votoj. Nuk kemi parë ndonjë gjë të mirë nga Rama që të votoj."

Qytetare: "Më mirë të pushojmë sesa të votojmë."

Ata u shprehën se nuk janë ndier të përfaqësuar për të qenë pjesë e procesit të votimit.

Qytetar: "Nuk ndihem i përfaqësuar. Jam shumë i pakënaqur."

Ndërkohë në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që kishin vendosur të lënë mënjanë politikën ditën e diel për të shkuar familjarisht në pishina.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në gjithë vendin deri në përfundim të afatit zyrtar që përfundon në orën 19:00.



EMISIONET