Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës është takuar me  vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan votimet në këtë bashki. Në një njoftim për mediat, Ademi raporton se informoi dy vëzhguesit Katerina Duffkova dhe Christian Keilbach mbi parregullsitë sipas saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

"I vura në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Bashkinë e Shkodrës,"-njofton ajo.

Ademi shtoi se vëzhguesit mblodhën çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion.

Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Bashkinë e Shkodrës zgjati më shumë se dy orë.

/Ora News.tv/