Në Elbasan shënohet këtë vit 100 vjetori i shfaqjes së parë Teatrale. Në prag të këtij përvjetori të rëndësishëm, në teatrin "Skampa" do të ngjitet premierë shfaqja "Volpone” e shkruar nga Ben Jonson dhe me regji të Adonis Filipit. Tragjikomedia që trajton problemet e lakmisë për paranë.
Komedia “Volpone” ngjitet premierë në skenën e teatrit "Skampa" në prag të 100-vjetorit të shfaqjes së parë teatrale në Elbasan.
Vepra e Ben Jonson vjen nën regjinë e Adonis Filipit dhe interpretimin e një kasti të zgjedhur aktorësh.
Ky është një vit jubilar për teatrin "Skampa", ndaj drejtuesit e Qendrës së Artit Elbasan besojnë se kjo shfaqje ishte një zgjedhje e mirë.
Vepra ka në thelb depersonalizimin e njerëzve nga lakmia. Është dramë, satirë, komedi, pra ndërthurje zhanresh, si vetë jeta.
“Volpone” do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” për tri netë me radhë.
/Ora News.tv/