Volkswagen përplas motoçikletën në Vaun e Dejës, dy në spital

Volkswagen përplas motoçikletën në Vaun e Dejës, dy

Një aksidenti është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, duke lënë pas dy persona të plagosur.

Policia bën me dije se një automjet tip Volkswagen e drejtues shtetasin E. M. 23 vjeç, është përplasur me motorcikletën pa targa me drejtues shtetasin B. Q. 55 vjeç, dhe pasagjer shtetasin S. Sh. 34 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy personat në motor, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

 Po kryen veprimet grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET