Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen (VW) njoftoi se do të ndërpresë prodhimin e makinës tip "Beetle", e cila nisi të prodhohej në vitin 1938. Prodhuesi i makinave thotë se do të fokusohet në makina më të njohura si SUV dhe automjete elektrike.

Njësia amerikane e kompanisë tha se do të ndalonte prodhimin në fabrikën e saj në Meksikë pasi do të prezantojë dy modele të tjera në edicionin e posaçëm (Final Edition SE dhe Final Edition SEL) të brezit të tretë "Beetle" në korrik 2019. Ata do të jenë në dispozicion në modele me dy dyer dhe të konvertueshme.

Në vitin 1979, kompania ndërpreu shitjen e makinës në SHBA por vazhdoi prodhimin në Meksikë dhe Brazil. Volkswagen ringjalli modelin në vitin 1998, duke futur një "Beetle New" të modernizuar, e cila kryesisht tërhoqi blerëset femra.

Shitjet e "Beetles" ranë ndjeshëm nga më shumë se 420,000 njësi të shitura në kulmin e popullaritetit të tyre në fund të viteve 1960. Vitin e kaluar, Volkswagen shiti rreth 15,000 "Beetles" në SHBA.

/Ora News.tv/