Volej meshkuj/ Shqipëria i tregon "dhëmbët" Kosovës, i mposht në Ballkaniadë

Volej meshkuj/ Shqipëria i tregon "dhëmbët"

Futbolli dhe xhudo janë dy nga disiplinat që po krenohet çdo ditë e më tepër shteti i pavarur i Kosovës, por në volejboll për meshkuj i duhet edhe shumë punë.

Një gjë të tillë e tregoi në takimin e sotëm, ku humbi 3-0 me sete kundër Shqipërisë, takim i vlefshëm për kampionatin Ballkanik për U-20.

Kuqezinjtë e rrjetës nuk vendosen në dyshim për asnjë moment fitoren, duke fituar (25:9, 25:11, 25:13). Dy kombëtaret janë pjesë e grupin A ku bëjnë pjesë dhe Greqia e Maqedonia Veriore.

EMISIONET