Kombëtarja e meshkujve në volejboll u mund sot në mbrëmje 3-1 nga Portugalia (26-24, 19-25, 15-25, 15-25), ndeshja e fundit e kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Europian, Grupi D.

Takimi i luajtur në "Feti Borova" ishte në përgjithësi i kënaqshëm për kombëtaren kuqezi, që e nisi mirë lojën dhe rivalizoi ne dy setet e para, por më tej erdhi përmbysja e miqve nga Portugalia.

Shqipëria e mbylli këtë event Europian me 2 fitore e 4 humbje, duke grumbulluar 5 pikë dhe klasifikohet në vendin e tretë në grup, por pa mundur të avancojë më tej.

/Ora News.tv/