Erzeni është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Volejbollistët shijakas, mposhtën me shifrat 18-25, 25-21, 28-26 dhe 25-22  Partizanin dhe duke e dërguar në 3-1 rezultatin e përgjithshëm, çka bëri që Erzeni të shpallej kampion i Shqipërisë.

Fatet e takimit u vendosën që në startin e takimit, pasi volejbollistët kryeqytetas humbën me 7 pikë diferencë setin, duke bërë që kampi i të kuqve  të nervozohej.|

Setet e tjera ishin me te luftuara, por vendasit u treguan me te zote, duke e mbyllur serine e finaleve me rezultatin 3-1. 



/Ora News.tv/