Volej femra/ Shqipëria "zhyt" Izraelin, kalon në raundin tjetër

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra ka fituar sot pasdite 3-1 (25-23, 25-19, 27-29, 25-16) ndaj Izraelit në takimin e luajtur në sallen e lojërave me dorë "Feti Borova".

Një paraqitje e mirë dhe një fitore e merituar e kombëtares kuqezi, që korri fitoren e tretë në Grupin B të Ligës së Europës dhe kualifikohet për më tej.

Me 3 fitore dhe një humbje deri më tani në Grupin B, Shqipëria siguron kualifikimin për më tej, edhe pse ka ende edhe dy takimet për të zhvilluar pikërisht kundër Austrisë dhe Gjeorgjisë.

Dy ndeshjet e fundit përfaqësuesja kuqezi do t’i luajë: fillimisht më 2 qershor në Qytetin e Enns-it me Austrinë dhe më 6 qershor në Tiranë me Gjeorgjinë, takime ku volejbollisteve shqiptare iu mjafton qoftë edhe një humbje me rezultatin 3-2, për të garantuar kështu pjesëmarrjen në fazën gjysmëfinale të Divizionit të Argjendtë, përsa i përket edicionit të sivjetshëm të Ligës Evropiane të Volejbollit për femra.

EMISIONET