Partizani është ekipi i parë finalist i Kupës së Federatës në volejboll për femra, pas fitores 3-0 (25-19, 25-17, 25-21) arritur sot pasdite ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park (në kryeqytet).

Në finalen e këtij eventi që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, skuadra e Partizanit do të luajë ndaj fitueses që do të dalë nga ndeshja mes Barleti Volley dhe Tiranës (starti ora 20:00).

Ky është aktiviteti i parë sportiv i sezonit 2018-2019, ndërkohë që nesër luhen gjysmëfinalet e meshkujve.



/Ora News.tv/