Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra është mundur sot pasdite 3-0 nga Kroacia (25-15, 25-8, 25-14), në ndeshjen e fundit eliminatore të Kampionatit Europian, Grupi B, takim i luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në Tiranë.

Kuqezinjtë i mbyllën këto eliminatore në vendin e fundit, duke i humbur të 6 takimet, një ekip që është ende në periudhë ristrukturimi, me mjaft vajza të reja që po luajnë dhe punojnë fort për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqezi në të ardhmen.

/Ora News.tv/