Vokshi i përgjigjet Ballës: Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë, shitesh dhe blihesh

Vokshi i përgjigjet Ballës: Taulant, e di që mendjen e ke

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të grupit parlamentar Taulant Balla, i cili tha se Vokshi nxori para nga çanta dhe ja dha personave që hodhën bojë të zezë mbi Ministrinë e Brendshme.

Në një postim në facebook, Vokshi flet për medota të Sigurimit të Shtetit dhe KGB për të shpifur dhe baltosur njerëzit.

"Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste" shprehet Vokshi.

Vokshi: Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.

Lexo edhe: Çfarë janë ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi?



EMISIONET