Vodhi xhiron e dyqanit, arrestohet 19 vjeçari në Librazhd

Vodhi xhiron e dyqanit, arrestohet 19 vjeçari në Librazhd

Një i ri nga fshati "Pishkash" i  Librazhdit ka rënë në prangat e policisë  me akuzën e vjedhjes.

Blutë kanë arrestuar shtetasin Erion Mekshi, 19 vjeç.

"Ky shtetas është kapur  në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të  shtetasit  Sh.V.,ku kishte vjedhur nje sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Vjedhja".



EMISIONET