Vodhën automjetin në Elbasan, arrestohet 25-vjeçari, autori tjetër në kërkim

Vodhën automjetin në Elbasan, arrestohet 25-vjeçari, autori

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar si autori i dyshuar i vjedhjes së një makinë të mërkurën në Elbasan.

"Dyshohet se i riu me iniciale Xh.M.,  banues në fshatin Bradashesh, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale J.T., vodhën një automjet  në pronësi të shtetasit E.Ll., që e kanë braktisur disa orë me vonë,"-raporton policia.

Autori tjetër J.T., është shpallur në kërkim nga polica dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  në ngarkim të shtetasit Xh.M., për veprat penale " Vjedhje" dhe " Drejtimi i mjetit pa Leje drejtimi".

EMISIONET