VMRO paralajmëron padi penale për Talat Xhaferin

VMRO paralajmëron padi penale për Talat Xhaferin

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një konferencë për media u shpreh se ai dhe subjekti i tij VMRO-DPMNE nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Mickoski njeherit paralajmëroi padi penale ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi për siç u shpreh shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. 

Në ndërkohë theksoi se ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji. Mickoski njoftoi se partia e tij do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

EMISIONET