Vlorë, zjarr në një apartament

Vlorë, zjarr në një apartament

Një banesë në lagjen "29 nëntori" në Vlorë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Banesa ndodhet në katin e katërt të një pallati, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkendije elektrike në banesë.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse dhe policia, duke bere të mundur lokalizimin e flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ku një dhomë e banesës është djegur thuajse plotësisht.

Ndërhyrja e forcave të shumta zjarrfikëse ka bërë të mundur edhe shmangien e shpërthimit të një bombole gazi të ndodhur në brendësi të banesës, çka mund të kishte shkaktuar dhe dëme më të mëdha.

EMISIONET