Vlorë, 57 vjeçares i sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Vlorë, 57 vjeçares i sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Një llogari bankare me vlerën e 298.324 Euro është sekuestruar nga seksioni i krimit ekonomik në policinë e Vlorës.

Me anë të një deklarate, bëhet me dije se ditën e sotme janë sekuestruar dy llogari bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një  shumë totale prej 298.324 Euro.

Policia nuk sqaron se pse është sekuestruar shuma e parave dhe mbi cilat dyshime është marrë vendimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale''.


EMISIONET