Vlorë, qëllohet me armë automjeti, 3 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pranë kishës ortodokse, duke lënë pas tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë shtetasit:
Gazmir Canaj, 27-vjeç
Taulant Beqiri. 28-vjeç
Elis Llanaj. 27-vjeç
Njëri prej të plagosurve, Gazmir Cani ka marrë disa plumba në kraharor dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa i plagosuri i dytë ka marrë një plumb në bark, teksa i treti ka marrë një plumb në këmbë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja pistolete dhe 5 automatiku.
Në ngjarje janë përfshirë tre automjete një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit.
Në spitalin e Vlorës ka prezencë të lartë të forcave policore (FNSH dhe Delta Force) për të shmangur ndonjë konflikt mes familjarëve të palëve të përfshira. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë të bareve pranë vendit të ngjarjes.
Policia po heton edhe përfshirjen e personave të tjerë në konflikt.
Ende nuk dihen motivet e sakta të ngjarjes.
Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

