Policia e Vlorës ka çuar në pranga dy të rinj, gjatë një operacioni të koduar "Stroke".

Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh, ndërsa në flagrancë është arrestuar Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Sarandë.

38 vjeçari qarkullonte me armë Pistoletë në një automjet luksoz tip ''Jaguar''.

Ndërsa 29 vjeçari rezulton i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ''Kultivimi bimëve narkotike''.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kultivimi bimëve narkotike'' dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

"Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambiente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm", thuhet në njoftimin e policisë lokale.

/Ora News.tv/