Dy policë të patrullës janë goditur në krye të detyrës janë goditur mbrëmjen e djeshme nga katër persona në një lokal afër Portit të Vlorës.

Uniformat blu shkuan të arrestojnë të dyshuarin me identitet të ndryshuar Armando “Dredhaj” Ciuariu, të dyshuar për një vepër penale. 

Por në momentin që ata do bënin shoqërimin e 36-vjeçarit janë përballur me kundërshtimin e dhunshëm të Ciuariut dhe tre miqve të tij.

Policët u goditën me grushte duke marrë dëmtime në kokë e trup dhe përfunduan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale. Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën,"-raporton policia.

Pas ngjarjes shërbimet policore në zonë janë përforcuar dhe janë ndaluar të katër personat që goditën efektivët.

Në pranga veç 36 vjecarit përfunduan edhe shokët e tij të identifikuar sipas policisë si Daniel Muçaj, Sebastian Naqellari dhe Kevin Muhametaj.

Policia nuk bën të ditur veprën penale për të cilën dyshohej 36 vjeçari, pasi burimet thonë se është ende nën verifikimin, ndërkohë atij dhe tre shokëve do ti shtohet edhe akuza e kundërshtimit të forcave të policisë.

/Ora News.tv/