Vlorë, përurohet impianti i përpunimit të ujërave, Rama: Investimet do vazhdojnë

Vlorë, përurohet impianti i përpunimit të ujërave,

Në Vlorë është inauguruar impianti i përpunimit të ujërave, një investim i mbështetur edhe me financimin e BE. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje investime të reja si në infrastrukturë, por edhe në ruajtjen e mjedisit.

Rama: Edhe plehrat do të trajtohen më në fund, sipas standardeve të duhura higjienike dhe mjedisore. Nisim në muajt në vijim investimin për sistemimin përfundimtar edhe të ujërave të zeza. Bulevardi i Vlorës është më në fund një kantier. Rruga është ngushtuar përsëri, siç u ngushtua për Lungomaren, por është vërtet për t'u mbajtur shënim, që, ndryshe nga siç ndodhi me Lungomaren, në raport me rrugën e Bulevardit, vlonjatët janë të gjithë të heshtur dhe nuk kanë fare ankesa. Brenda këtij viti është në proces gare dhe pastaj do të nënshkruhet kontrata për të rindërtuar edhe segmentin rrugor nga Pylli deri tek tregu i fruta-primeve.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka sjellë në vëmendje rolin e investimeve në thithjen e turistëve, por po ashtu ka dhënë dhe mbështetjen për të ardhmen.

Vlahutin: Duhet të ofroni standarde që i gëzojnë në të gjithë BE, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin publik dhe për standardet mjedisore, po flasim për ushqim të sigurt, ujëra të pastra, infrastrukturë të mirë dhe e gjitha kjo është thelbësore për cilësinë e ofertës tuaj turistike.

Ndërkohë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli tha se tashmë ka një siguri të shtuar për pastërtinë e plazheve.

EMISIONET