Dy "Audi" të djegur në Vlorë, njëri u shpërthye me eksploziv

Dy "Audi" të djegur në Vlorë, njëri u

Dy automjete kanë shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Policia thotë se në orën 3 pas mesnate në lagjen "1 Maji" ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti "Audi Q7" në pronësi të shtetasit me iniciale Z.Sh, të cilin e kishte parkuara para banesës.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë vendosja e një sasie ekzplozivi në automjet. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa po merret në pyetje pronari i automjetit në lidhje me konflikte të mundshme.

Ndërkohë në fshatin Bishan ka marrë flakë makina "Audi A7" në pronësi të shtetasit me iniciale A.M të cilën e kishte parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e zjarrit në automjet.

EMISIONET