Vlorë, Habilaj dhunohet dhe lidhet në banesë nga grabitës të armatosur, i vidhet makina

Vlorë, Habilaj dhunohet dhe lidhet në banesë nga grabitës

Një 70 vjeçar është dhunuar dhe grabitur në banesën e tij në fshatin Vranisht të Vlorës. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së shkuar. Nase Habilaj ka qenë i vetëm në banesën e tij kur dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë shkuar në shtëpi për ta grabitur.

 Pasi është dhunuar fizikisht dhe lidhur me një litar, atij i është marrë një makinë tip Volswagen Golf. Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar të moshuarin të lidhur në banesë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

EMISIONET