Vlorë, ekspozohen në Muzeun Historik objektet e vdekjes së Avni Rustemit

Vlorë, ekspozohen në Muzeun Historik objektet e vdekjes së Avni

Sendet personale të patriotit Avni Rustemi, janë rikthyer për t’u ekspozuar në stendat e Muzeut Historik në Vlorë.

Një orë dore, dorëshkrime të ndryshme, dhe libra të përdorur në bibliotekën personale të Avni Rustemit, janë disa nga sendet që qytetarët kanë mundësinë t’i shohin nga afër.

Sipas drejtorit të muzeut historik të Vlorës Skënder Spahiu, këto janë objekte të viteve 1946-48, përherë ngjallin kuriozitetin e vizitorëve.

Skënder Spahiu: “Arkivoli i tij dhe sendet e tij që janë gjetur në varr në momentin që u zhvarros. Këto janë elementë që kanë qënë të ekspozuar por me restaurimin e muzeut ato u hoqën përkohësisht dhe tani përsëri i janë rikthyer ekspozimit dhe tregimit të vlerave që ata mbartin”.

Në muzeun historik, të qytetit bregdetar, ku ekspozohen dhe objekte të periudhës së paleolitit, ka mungesa për shkak të kujdesit që duan për t;ua ruajtur.

Skënder Spahiu: “Ka dhe ka patur interes gjatë gjithë kësaj kohe jo vetëm nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve por dhe të huaj. Bashkëkombas janë kthyer , kanë parë dhe kanë vërejtur me habinë e tyre këto vlera që ruhen në Muzeun Arkeologjik dhe Historik të Vlorës”.

Në Muzeun e Relikeve Historike të celur në vitin 1962, janë ekspozuar dhe ruhen qindra objekte origjinale, që datojnë me antikitetin dhe vazhdojnë me ditët tona. Vizitorët mund të shohin objekte arkeologjike që u përkasin Orikut, Amantias, Ploçës, Olimpias e Kaninës etj.

/Oranews.tv/

EMISIONET