Vlorë, digjet dy automjete, në 'shënjestër' makina e kompanisë private

Dy automjete janë djegur nga zjarri rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Policia lokale sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Lef Sallata", ku fillimisht ka marrë flakë automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të, tip "Renault" në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca te shumta policie dhe zjarrfikëse qe kane bere te mundur edhe shuarjen e zjarrit. Dyshimet e para të policisë është që zjarri të ejtë i qëllimshëm.

Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

EMISIONET