Vlorë, digjet autobusi brenda parkut urban

Vlorë, digjet autobusi brenda parkut urban

Një autobus në parkun urban të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit brenda ambienteve të parkut urban shtetëror.

Nga hetimet e para dhe dëshmitë e punonjësve të parkut urban jashtë kamerave, thuhet se autobusi është djegur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm.  

Policia e Vlorës ka konfirmuar shkakun e ngjarjes, por nuk është përcaktuar ende nëse zjarrvënia është e qëllimshme apo aksidentale.

Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë edhe shkakun e sakte të zjarrit.

Drejtori i parkut urban ka tentuar te mbuloje ngjarjen, duke mos lejuar gazetarët të filmojnë.

EMISIONET